Flash News

E-TJERA

Dibër/ Furgoni humb kontrollin dhe del nga rruga, lëndohen 5 pasagjerë, shoferi ishte i dehur

Dibër/ Furgoni humb kontrollin dhe del nga rruga, lëndohen 5

Shoferi i një furgoni në Dibër është arrestuar pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident.

Sipas policisë, F. C., 58 vjeç, humbi kontrollin e mjetit e për pasojë doli nga rruga. Pesë pasagjerë mbetën të plagosur dy prej të cilësve ndodhen në spital.

“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse”, njofton policia.

 

Të fundit