Flash News

E-TJERA

Dibër/ Pak para seancës së divorcit, 39-vjeçari tenton të godasë me sëpatë gruan

Dibër/ Pak para seancës së divorcit, 39-vjeçari tenton

Një 39-vjeçar është  arrestuar në Dibër pasi tentoi të godiste me sëpatë bashkëshorten dhe një shtetas tjetër.

I arrestuari kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe më pas do zhvillonte seancën për t’u ndarë nga burri.

39-vjeçari është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me sëpatë, bashkëshorten dhe mikun e saj.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ Policia parandaloi përshkallëzimin e një konflikti. Përndoqi bashkëshorten dhe një shtetas tjetër, dhe në një dyqan tentoi t'i godiste me sëpatë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e ngjarjes. 39-vjeçari, gjatë kohës që tentoi të godiste një shtetas tjetër dhe bashkëshorten, e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes, pasi dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, dëmtoi dhe pronën (dyqanin) e një shtetasi.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur sekuestrimin e mjetit prerës (sëpatë), si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit. Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallizimit të mëtejshmëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj. Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit