Flash News

E-TJERA

“Diella” rrezikon të fiket, aktorja Anila Bisha padit qeverinë: Mos përdorni imazhin tim

“Diella” rrezikon të fiket, aktorja Anila Bisha padit

Qysh kur Rama e prezantoi si pjesë të kabinetit të ri qeveritar, “Diella” shkaktoi debat dhe ngjalli polemika. Megjithatë, fama afatshkurtër që Rama mori prej saj, ka përfunduar në një betejë ligjore.

Aktorja e njohur Anila Bisha, imazhi i së cilës është përdorur për krijimin e Diellës, ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel dhe AKSHI-n, dhe kërkon pezullimin e ministres së Prokurimeve Publike, Diella.

Në padinë e dorëzuar, të siguruar nga Dosja.al, Bisha kërkon të merren masa për të mos u përdorur më imazhi i saj deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

“Diella” rrezikon të fiket, aktorja Anila Bisha padit

Siç edhe vetë aktorja e ka pohuar më parë, kontrata mes Kompanisë Aleat dhe Bishës, kishte afat deri më 31 dhjetor 2025 dhe përfshinte vetëm lejen për përdorimin e imazhit të saj për asistenten virtuale Diella në e-albania, jo për ministren e krijuar nga Rama.

“Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025. Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias. Akoma. Por besoj se… Eksperienca me AKSHI-n ka qenë e shkëlqyer, kemi pasur dakordësi dhe gjithçka ka qenë korrekte”, ka deklaruar Anila Bisha pas prezantimit të Diellës si ministre.

Të fundit