Flash News

E-TJERA

"Diferenca", Patozi: Politikanët në perëndim ikin pa i humbur zgjedhjet, në Shqipëri nuk largohen edhe po t'i vrasësh

"Diferenca", Patozi: Politikanët në perëndim ikin pa i

Ish-kordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi merr shembullin e kancelares Angela Merkel për të treguar se politikanët ikin dhe pa i humbur zgjedhjet.

Ai ka postuar një foto të Merkel me kryedemokratin Lulzim Basha, krahas së cilës shkruan se kjo është diferenca.

Ndërsa shkruan se në perëndim politikanët largohen, thekson se në Shqipëri nuk largohen edhe po "t'i vrasësh".

Patozi nënvizon se politikanët shqiptarë humbjet i konsiderojnë normale dhe etapa të karrierës.

"Në perëndim politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri ata nuk largohen edhe po t'i vrasësh.

Sepse humbjet nuk i quajnë fare problem, por thjesht etapa krejtësisht normale të karrierës së tyre. Ja kaq "e vogël" është diferenca e për pasojë edhe kontrasti mes dy botëve", shkruan Patozi në rrjetet sociale.

Të fundit