Flash News

E-TJERA

Digjen 60 shezlongë në Drimadhes, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen 60 shezlongë në Drimadhes, dyshohet për zjarrvënie
Foto ilustruese

Vazhdojnë përplasjet për hapësirën e shezlongëve, ndërsa sezoni turistik ka nisur. Pas ngjarjes së rëndë me katër viktima në Velipojë, një incident ka ndodhur në Drimadhes, Dhërmi.

Pak pas mesnate janë janë djegur rreth 60 shezlongë. Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se shezlongët ishin më pronësi të B. D. Mendohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

"Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit