Flash News

E-TJERA

Digjen dy makina gjatë natës në Selenicë të Vlorës, çfarë thotë policia

Digjen dy makina gjatë natës në Selenicë të

Dy makina janë djegur gjatë natës në Selenicë të Vlorës. Policia bën me dije se si pasojë e rënies së një zjarri në fshatin Vllahinë janë djegur dy automjete.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave. Gjithashtu bën me dije se të dyja automjetet ishin në pronësi të shtetasit T. K, i cili banon në këtë fshat.

"Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit