Flash News

E-TJERA

Digjet bujtina në Theth, pronari: E qëllimshme, dëmi kap vlerën 3 milionë euro

Digjet bujtina në Theth, pronari: E qëllimshme, dëmi kap
Foto ilustruese

Një bujtinë është djegur gjatë natës së kaluar në në Qafe Thore pranë Thethit, në Malësinë e Madhe. Ajo ishte në pronësi të biznesemit Gëzim Olaj, që kishte ardhur nga Anglia për të investuar në vendin tonë.

Ajo ndodhej në aksin që të çon në drejtim të Thethit dhe ishte në fazën e fundit të investimeve. Në një deklaratë për mediat pronari i bujtinës pretendon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe dyshon se shkaku mund të ketë qenë konkurenca. Sipas tij, dëmi që i kanë shkaktuar kap shifrën 3 milionë euro.

“Kam ardh nga Londra për të investuar. Është i qëllimshëm sepse e kanë djegur më benzinë bujtinën time. S’kam pas probleme dhe as përplasje me kënd dhe nuk e di kush mund ta ketë bërë. Mund të jetë bërë edhe për çështje konkurrence, por për momentin nuk kam asnjë dyshim se kush mund të jenë autorët. Dëmi që më është shkaktuar kap vlerën 3 milionë euro përafërsisht, sepse më kanë djegur gjithçka që kam patur, lokalin e vjetër dhe ndërtesat e reja që janë bërë dhe ato që ishin në ndërtim e sipër”, u shpreh biznesemi Gëzim Olaj për mediat.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Të fundit