Flash News

E-TJERA

Digjet gjatë natës makina e biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë

Digjet gjatë natës makina e biznesmenit të hidrokarbureve në
Foto nga ngjarja

Digjet gjatë natës makina e biznesmenit Ndue Pjetrushit në Lezhë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur orës 04:00, në Ishull Shëngjin, teksa makina ka qenë e parkuar në anë të rrugës para shtëpisë së biznesmenit, i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

 “Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë. 

Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht” njofton policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.

 

Të fundit