Flash News

E-TJERA

Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë, dyshohet
Foto Ilustruese

Një automjet është djegur gjatëve të para të kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për automjetin e markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”. Makina ndhodhej e parkuar dhe dyshimet paraprake janë për zjarrvënie të qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Të fundit