Flash News

E-TJERA

Digjet makina e sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxha

Digjet makina e sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxha
Foto ilustruese

Gjatë mbrëmjes së djeshme është djegur automjeti i sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, Igli Kanit.

"Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMË”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë", thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshimet paraprake të policisë janë se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Ndërkohë, po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Kujtojmë që Hoxha dhe  zyrtarë të tjerë të gjykatës së Krujës u arrestuan pak ditë më parë me urdhër të SPAK-ut, pasi u zbardh skema përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar në këmbim të parave.

Të fundit