Flash News

E-TJERA

Digjet një banesë në Berat, fëmija ishte në gjumë

Digjet një banesë në Berat, fëmija ishte në gjumë

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “30-Vjetori” në Berat.

Zjarrfikësit kanë shqyer derën e jashtme të banesës, pasi në njërën nga dhomat ndodhej një fëmijë në gjumë dhe në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër.

Pasi kanë nxjerrë vajzën jashtë banesës zjarrfikësit kanë neutralizuar flakën e zjarrit dhe në një kohë të shkurtër e kanë fikur zjarrin.

Në banesën në pronësi të shtetasit Ilir Mimani ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Të fundit