Flash News

E-TJERA

Digjet një banesë në Korçë, humb jetën një person, tre të plagosur

Digjet një banesë në Korçë, humb jetën një

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur për shkak se banesa e tyre u përfshi nga flakët në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në në lagjen 12, në zonën e quajtur 'Çezma e Amzës’.

Mësohet se Piro Dolani 65 vjeç nuk ka mundur të dalë nga banesa në flakë e për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë, tre anëtarët e tjerë të familjes kanë arritur të dalin, por janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. 

Të fundit