Flash News

E-TJERA

Digjet një furgon në aksin Korçë-Maliq

Digjet një furgon në aksin Korçë-Maliq

Një furgon është djegur në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

“Më datë 30.03.2024, rreth orës 14:42, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e zjarrit, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale”,- njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të fundit