Flash News

E-TJERA

Digjet një hektar pyll në Vithkuq, zjarri vijon prej disa ditësh

Digjet një hektar pyll në Vithkuq, zjarri vijon prej disa ditësh

Vijon prej disa ditësh zjarri në zonën e Vithkuqit në Korçë. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur shuarjen e flakëve.

Në këto kushte ndërhyrja është bërë vetëm me mjete rrethanore për të penguar përhapjen e tij.

Deri më tani është shkrumbuar 1 hektarë pyll me pisha, në vendin e quajtur "Maja e Jankës". Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

Flakët kanë përfshirë prej një ajve tashmë edhe malin e Tomorrit, ku shuarja e zjarrit ende nuk është arritur.

Të fundit