Flash News

E-TJERA

Digjet pallati pranë QSUT, zjarri lëndon 6 persona, ndërhyn ushtria

Digjet pallati pranë QSUT, zjarri lëndon 6 persona, ndërhyn

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat në kompleksin 'Arlis' në Tiranë, pranë Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'. Si pasojë e flakëve dhe tymit, gjashtë persona, përfshirë zjarrfikës dhe banorë, kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke evakuuar disa banorë të bllokuar nëpërmjet autoshkallës. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, në operacionin e shuarjes së flakëve u angazhua edhe një helikopter i ushtrisë, i cili ndihmoi në kontrollin e situatës nga ajri.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes.

Flakët masive vunë në rrezik edhe ndërtesat e tjera ngjitur, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Të lënduarit po marrin trajtimin e nevojshëm në shërbimin e Urgjencës së QSUT-së dhe në pavijonin e Djegie-Plastikës.

 

Të fundit