Flash News

E-TJERA

Digjet Parku Kombëtar i Lurës, nisen menjëherë efektivët e Forcave Ajrore

Digjet Parku Kombëtar i Lurës, nisen menjëherë

Parku Kombëtar i Lurës është përfshirë nga zjarri.

Drejt vendngjarjes është nisur një helikopter “Cougar” i Forcave Ajrore por situata është kritike për shkak të terrenit të thyer.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një status në facebook thotë se flakët rrezikojnë përhapjen për shkak të erës së fortë.

“Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë. Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve. Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.

Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës”, shkruan Peleshi.

Të fundit