Flash News

E-TJERA

Digjet Parku Kombëtar i Prespës, flakët 'përpijnë' pyje e bimësi

Digjet Parku Kombëtar i Prespës, flakët

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të shtunë në Parkun Kombëtar të Prespës, në territorin e Bashkisë Pustec, duke vënë në alarm autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi gjatë minutave të fundit, duke avancuar në thellësi të pyllit, ndërsa në terren ndodhen aktualisht mbi 50 forca zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Sipas autoriteteve, janë marrë masat e para për menaxhimin e situatës, ndërsa terreni dhe përmasat e vatrës po vlerësohen për ndërhyrje të mëtejshme në vijim.

Ende nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë për banesa apo jetë njerëzish.

Të fundit