Flash News

E-TJERA

Digjet pas mesnate një kancelari në Kamëz, policia: Shpërthimi me lëndë plasëse

Digjet pas mesnate një kancelari në Kamëz, policia:
Foto ilustruese

Përfshihet në flakë gjatë natës një kancelari në zonën e Kamzës. Sipas policisë, dyshohet se kancelarisë i është hedhur lënde plasëse, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

“Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamëz, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Të fundit