Flash News

E-TJERA

"Digjet" sërish Shqipëria? Partia që fitoi zgjedhjet në Bullgari i qëndron vetos ndaj MV

"Digjet" sërish Shqipëria? Partia që fitoi zgjedhjet

Shpresat e Shqipërisë për çeljen e negociatave brenda këtij viti janë duke u shuar. Zgjedhjet në Bullgari kishin prodhuar shpresë, por qëndrimi Daniel Lohrer, i cili konsiderohet si kandidati më serioz për ministër të Jashtëm është shprehur se vetoja ndaj MV do të mbetet.

Ai ka thënë se nuk është reale të pritet që deri më 14 dhjetor do të ketë marrëveshje me Shkupin për çështjet kontestuese dhe heqje të vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Sipas Radio Europa e Lirë, ai ka thënë për mediat vendase se “nëse mbetet vetëm historia për të lëvizur negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk mund të pritet rezultat mjaft i mirë për të dyja palët”.

Partia ku bën pjesë Lohrer, “Ne vazhdojmë ndryshimin” ka dalë e para në zgjedhjet e mbajtura më 14 nëntor dhe pritet të formojë qeverinë e re, në koalicion me tri parti tjera.

Procedurat e Shqipërisë dhe MV për anëtarësimin në BE po shqyrtohen paralelisht dhe vetoja bullgare duket se do të pengojë sërish dritën jeshile për vendin tonë.

Të fundit