Flash News

E-TJERA

DIHA prezanton anketimin për klimën e biznesit: Problem korrupsioni, mungon transparenca me tenderat

DIHA prezanton anketimin për klimën e biznesit: Problem korrupsioni,

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka prezantuar rezultatet e anketimit të fundit për klimën e biznesit në Shqipëri.

Drejtori ekzekutiv i DIHA-s, Bledar Mankollari kritikoi luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, transparencën e tenderave publikë si edhe informalitetin, të cilët renditën si faktorët më problematikë të biznesit në Shqipëri.

“Ka një ngritje domethënëse te negociatat për anëtarësim në BE. Kemi një rënie të arsimi akademik, por prapë qëndron në një nga 5 faktorët e mirëvlerësuar. Kemi përmirësim të faktorëve të tjerë, por qëndrojnë në nivele të ulëta, fleksibiliteti në tregun e punës, disponueshmëria në faktorin lokal, disiplina në paga, stabiliteti social dhe politik apo dhe infrastruktura. Kemi rritje të lehtë, por qëndron në 5 të fundit, parashikueshmëria e politikave ekonomike, siguria ligjore, lufta kundër kriminalitetit, dhe korrupsionit, transparenca e tenderave publike, lufta ndaj informalitetit, qëndrojnë akoma faktorët problematikë sa i përket të të bërit biznes në Shqipëri”, tha Mankollari.

Raporti i “Freedom House” kritikoi Shqipërinë për nivelin e lartë të korrupsionit. Institucionet demokratike të Shqipërisë sfidohen nga politika partiake klienteliste, një proces i vonuar verifikimi gjyqësor dhe korrupsioni i shfrenuar.

“Gjykatat e posaçme antikorrupsion të vendit bënë hapa të vegjël në adresimin e korrupsionit gjatë vitit 2022, duke rezultuar në një përmirësim modest të pikëve në treguesin e korrupsionit, por kishte pak mundësi për reforma të mëtejshme përpara zgjedhjeve vendore të vendosura për në maj 2023”, thuhej në raport.

Të fundit