Flash News

E-TJERA

Dikur me PD, tani në krahun e Veliajt/ Stresi për Çiljetën dhe Andi Lilën: Servila, më parë shanin Ramën

Dikur me PD, tani në krahun e Veliajt/ Stresi për Çiljetën

Politika është një sferë e gjerë, ku shpesh përshihen dhe fusha të tjera si muzika në mënyrë që t’i japin zë ose ta bëjnë më madhështore një fushatë elektorale. Në prag të zgjedhjeve të 14 majit kemi parë që shumë artistë janë në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Megjithatë për atë që mbajnë mend, shumë prej tyre dikur kanë qenë në krahun e Partisë Demokratike si përshembull Çiljeta, Ermal Mamaqi dhe Andi Lila.

Ata  dilnin në krahë të Sali Berishës në fushata zgjedhore, por këtë vit ka qenë krejt ndryshe dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit të njohur dhe demokratit, Stresi.

Nëpër rrjetet sociale ai ka komentuar ka sulmuar hapur VIP-at që kanë dalë në mbështetje të Veliajt. Pa asnjë hezitim ai i ka quajtur Çiljetën dhe Andi Lilën si “më servilat”, duke theksuar se ka qenë vetë dëshmitar kur ata ishin kundër Edi Ramës.

“Çiljeta dhe Andi Lila sepse të dy i kam dëgjuar nga afër si e shanin Ramën dhe Veliajn kur ishin me ne, por njerëz të tillë ka plot kshu që s'na bën më përshtypje”, shkruan Stresi.

Ndërsa më tej ai ka siguruar fansat dhe mbështetësit e PD-së që do vazhdojë të jetë demokrat: "Kam lind demokrat dhe ashtu do vdes."

Dikur me PD, tani në krahun e Veliajt/ Stresi për Çiljetën

Të fundit