Flash News

E-TJERA

Dikur të acaruara, Haradinaj tregon se si i ka aktualisht raportet me Ramën

Dikur të acaruara, Haradinaj tregon se si i ka aktualisht raportet me

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për marrëdhënien me kreune  qeverisë shqiptare Edi Rama. Në kohën kur Hardinaj drejtonte qeverinë e Kosovës, mes dy homologëve, raportet kanë qenë të acaruara.

Tashmë Haradinaj thotë se ato situate janë lënë pas,d uke theksuar se duhet punuar në të mirë të të dyja shteteve. Ai u shpreh për “Log.” se beson që Shqipëria do të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Besoj se janë tejkaluar shumë situata që i kemi patur në të kaluarën, tani jemi në një situatë krejt të re, është punë bashkëpunimi në interes të Shqipërisë, Kosovës.

Ne nuk gazojmë të mbetemi peng i situatave në të kaluarën dhe të mos dimë të ecim përpara për interesin e vendit, për interesin e Kombit në këtë rast.

Besoj se përpos asaj pjesë që është diplomaci publike, që i bie që në këtë rast është sensitive, puna mund të bëhet me kanalet serioze që të përshpejtohet ky proces. Shqipëria mund të jetë sponsorizuesi i kësaj çështjeje, për shkak se edhe gjeografikisht e ka këtë mundësi, por edhe për shumë arsye të tjera”, tha Haradinaj.

 

Të fundit