Flash News

E-TJERA

“Dil jashtë, dil!”/ Sherri në fundin e ndeshjes Tirana-Teuta, publikohen pamjet (VIDEO)

“Dil jashtë, dil!”/ Sherri në fundin e ndeshjes

Një incident u regjistrua këtë të shtunë në stadiumin “Selman Stërmasi” pas ndeshjes Tirana-Teuta 0-1.

Protagonistë të incidentit u bënë familjarët e portierit të "Djemëve të Detit", Stivi Frashëri, të cilët u përfshinë në një zënkë me kundërshtarë të Tiranës, pas fërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit. Një ngacmim i hedhur nga tribuna për portierin, duket se nuk është pritur mirë nga familjarët e korçarit që kanë reaguar menjëherë. Frashëri ka luajtur më parë me Tiranën dhe sot në radhë e durrsakëve arriti të dilte me 3 pikë.

Në një video të publikuar nga Abc Neës shihet që drejtori i Tiranës, Tefik Osmani është tejet i rrituar, teksa i bërtet një personi “Dil jashtë!”, ndërsa nga ana tjetër Sulejman Starova mundohet ta mbajë.

 

 

Të fundit