Flash News

E-TJERA

“Dimri do sjellë rritje të rasteve”, Brataj nuk përjashton një mbyllje të dytë

“Dimri do sjellë rritje të rasteve”, Brataj nuk

Shifrat në rritje të të infektuarve me Covid-19 mund të na çojnë edhe në një mbyllje disajavore.

Ekspertët e Komitetit Teknik thonë se dimri do të sjellë një tjetër rritje dhe skenarët nuk duhen ezauruar me shpejtësi, ndaj kanë kërkuar nga qytetarët të zbatojnë masat anti-covid.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë vaksinën e gripit pasi krijojnë mbrojtje edhe për koronavirusin.

I pyetur se cili është skenari tjetër me rritjen e shifrave, pas vendimit të fundit për zhvilimin e mesmit online, Brataj sqaron se nuk përjashtohet edhe një mbyllje disajavore, por po vlerësohet situata në çdo moment.

Të fundit