Flash News

E-TJERA

Dinamo Zagreb shkakton ‘tërmet’, Chelsea shkarkon Thomas Tuchel

Dinamo Zagreb shkakton ‘tërmet’, Chelsea shkarkon Thomas Tuchel

Chelsea pësoi disfatë dje në “Stadion Maksimir” përballë Dinamo Zagreb, kundërshtarit në fazën e grupeve të Champions League. Pavarësisht lojës dhe performancës, blutë e Londrës nuk arritën dot të gjejnë rezultatin drejt triumfit.

Humbja ndaj Shakhtar Donetsk-ut i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Chelsea, Thomas Tuchel. Në një deklaratë të bërë nga klubi, njoftohet shkarkimi i Tuchel nga posti i trajnerit.

“Në emër të të gjithëve në Chelsea FC, Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për Thomas dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me Klubin. Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube në kohën e tij këtu”, thuhet në deklaratë.

Thomas Tuchel ka drejtuar skuadra të mëdha si Borussia Dortmund apo Paris Saint-German dhe së fundmi Chelsea, ku nënshkroi kontratën në janar të vitit 2021. Tuchel udhëhoqi Chelsean në çerekfinalet e Kupës FA, mposhti Atlético Madrid 1–0 jashtë fushe në ndeshjen e parë të raundit të 16-të në UEFA Champions League, duke shënuar fitoren e parë evropiane të Tuchel si trajner i Chelsea.

Të fundit