Flash News

E-TJERA

Diplomaci me tezgjah, ambasadori shqiptar shet vizitën në fabrikë qilimash si aktivitet

Diplomaci me tezgjah, ambasadori shqiptar shet vizitën në fabrikë

Në mungesë të marrëveshjeve të mëdha ekonomike apo strategjike, mbetet gjithmonë mundësia e dialogut për endjen, një fushë ku fijet lidhen më lehtë se interesat.

Ndërkohë që diplomacia zakonisht merret me marrëveshje strategjike dhe interesa shtetërore, Ambasadori i Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, ka zgjedhur një front të ri bashkëpunimi: qilimat.

Vizita në Muzeu Kombëtar i Qilimave të Azerbajxhanit u prezantua si hap për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke e çuar diplomacinë shqiptare në një nivel më… tekstil.

Në mungesë të marrëveshjeve të mëdha ekonomike apo strategjike, mbetet gjithmonë mundësia e dialogut për endjen, një fushë ku fijet lidhen më lehtë se interesat.

Të fundit