Flash News

E-TJERA

Diplomacia shqiptare nën kontroll politik

Diplomacia shqiptare nën kontroll politik

Në një fjalim nga foltorja e Kuvendit, Kryetari i  Partisë Republikane Fatmir Mediu ka lëshuar akuza të rënda lidhur me projektligjin për shërbimin e jashtëm, duke e cilësuar atë si një hap drejt kapjes së plotë politike të diplomacisë dhe një kërcënim serioz për besueshmërinë ndërkombëtare të Shqipërisë.

Mediu theksoi se debati për këtë ligj nuk është thjesht teknik, por një debat shtetëror që lidhet drejtpërdrejt me seriozitetin e Republikës së Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Europian. Sipas tij, mënyra se si funksionon shërbimi diplomatik projekton imazhin dhe besueshmërinë e vendit tek partnerët ndërkombëtarë.

Duke folur për situatën aktuale në vend, ai deklaroi se shteti është njësuar me partinë në pushtet, duke eliminuar zgjedhjet e lira dhe duke lejuar që krimi i organizuar dhe korrupsioni të dominojnë ekonominë. "Nuk kemi më një republikë parlamentare kushtetuese, por një republikë kryeministrore," u shpreh Mediu.

Mediu solli në vëmendje shifra alarmante për gjendjen e shërbimit diplomatik, duke pohuar se rreth 60% e titullarëve të përfaqësive diplomatike dhe 25% e të emëruarve të tjerë janë jashtë sistemit të karrierës. Ai denoncoi krijimin e kategorive të panjohura diplomatike si "ambasador ad hoc" apo "koordinator special", të cilat, sipas tij, devijojnë nga praktikat ndërkombëtare dhe shërbejnë për të politizuar shërbimin. "Kjo nuk është reformë, por një zhvendosje nga profesionalizmi drejt kontrollit politik të diplomacisë," deklaroi ai.

Fatmir Mediu: Ne sot duhet ta bëjmë debatin për ligjin për shërbimin e jashtëm jo si një debat teknik administrativ, por si një debat shtetëror, i cili ka të bëjë me seriozitetin e Republikës së Shqipërisë. Ne nuk po diskutojmë thjesht një strukturë administrative, por diskutojmë mënyrën se si Shqipëria projekton veten si vend anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat i Bashkimit Europian. Ky është një debat për besueshmërinë tonë si shtet, me partnerët tanë edhe me të ardhmen tonë. Në NATO, besueshmëria ndërtohet mbi vazhdimësi institucionale, profesionalizëm dhe stabilitet në këtë aleancë shumë të rëndësishme politiko-ushtarake të sigurisë, e cila i ka dhënë Shqipërisë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm që s'e ka pasur asnjëherë më parë. Por kjo fillon nga funksionimi ynë si shtet, i cili për fatin e keq sot ka bërë atë që nuk duhet të ndodhë, njësimin e shtetit me partinë në pushtet, nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, krimi i organizuar dhe korrupsioni dominojnë ekonominë e shtetit dhe zgjedhjet. Nuk kemi më një republikë parlamentare kushtetuese, por një republikë kryeministrore. Ka të bëjë edhe me rolin tonë në rajon, si vend anëtar i NATO-s. Dhe për këtë mjafton të lexojmë me vëmendjen më të madhe “National Defense Authorization Act” që u miratua nga presidenti Trump, i cili kërkon frenimin e rolit negativ të Rusisë dhe të Kinës në rajonin e Ballkanit, mosndryshimin e kufijve dhe mbi të gjitha lufta kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Le të biem dakord të gjithë bashkë, se Ballkani i hapur ka qenë dhe ngelet iniciativa e cila vinte ndesh me interesat tona kombëtare si shqiptarë, e cila forconte rolin e Serbisë në rajon dhe fuqizimin e rolit të Kinës dhe të Rusisë dhe jo të NATO-s, duke u kthyer në kërcim real për sigurinë tonë kombëtare. Në Bashkimin Europian, kapitujt e negociatave nuk maten vetëm me ligje apo hapje kapitujsh, por kapacitetin tonë real të administratës për të absorbuar të gjithë politikat e Bashkimit Europian, vullnetin për t'i zbatuar ato në mënyrë të depolitizuar dhe të qëndrueshme, jo vetëm në një partie, por të një klase politike në qëndrim të përbashkët. Shërbimi i jashtëm është një instrument kryesor i këtij besimi. Nuk është patriotizëm folklorik, por seriozitet për të trajtuar në vazhdimësi interesat tona kombëtare si vend dhe si komb. Një vend anëtar i NATO-s duhet të demonstrojë ndarje të qartë midis drejtimit politik dhe administrimit profesional. Një vend kandidat për Bashkimin Europian duhet të tregojë se administrata publike është e mbrojtur nga ndërhyrjet arbitrare dhe politizimi. Nuk mund të jetë pre e patronazhistëve dhe të partisë në pushtet. Këto nuk janë kërkesa abstrakte, janë standarde euroatlantike. Por cila është gjendja e shërbimit diplomatik, shërbimit të jashtëm sot? Rreth 60% e titullarëve të përfaqësive diplomatike janë jashtë sistemit të karrierës. Rreth 25% e të emëruarve në përfaqësi janë po ashtu jashtë sistemit të karrierës. Janë krijuar kategori të panjohura nga praktika klasike diplomatike, ambasador ad hoc, koordinator special me status diplomatik, që devijojnë nga fryma e konventës së Vjenës të vitit 1961. Dhe kjo nuk mund të jetë reformë. Kjo është një zhvendosje nga profesionalizmi drejt kontrollit politik të diplomacisë dhe pasqyrës së shtetit. Projektligji i propozuar shkon akoma më tej. Ai përqëndron kompetenca të gjera në duart e ministrit, në çështje që nuk janë çështje të drejtimit politik, por administrim karriere dhe respektim gradash sipas ligjit…

Të fundit