Flash News

E-TJERA

“Diplomatët, pa paga prej borxhit ndaj Becchettit”, reagon Ministria e Jashtme

“Diplomatët, pa paga prej borxhit ndaj Becchettit”, reagon

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas lajmit që ka qarkulluar sot në median online se llogaritë bankare të ambasadave shqiptare janë bllokuar për shkak të borxhit që Shqipëria i ka biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Ministria e Jashtme e ka cilësuar këtë informacion si të pavërtetë dhe se çdo punonjës i MEPJ e ka marr pagën rregullisht konform ligjeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme cilëson si të pavërtetë dhe tërësisht abuziv informacionin e publikuar në disa portale, mbi të ashtuquajturin “bllokim” të llogarive bankare të MEPJ apo përfaqësive diplomatike shqiptare, përfshirë Italinë.

MEPJ informon opinionin publik dhe median se në bazë të Konventës së Vjenës llogaritë bankare të MEPJ e të çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik e kësisoj janë të pacënueshme në çdo rrethanë.

Çdo punonjës i MEPJ dhe i shërbimit më jashtë si në Itali e në çdo shtet tjetër ka marrë pagesën rregullisht, sikundër edhe atë të muajit korrik, konform ligjeve dhe kodit të punës”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Të fundit