Flash News

E-TJERA

Diplomati grek: Shqipëria e Ramës është një 'koloni' turke, Erdogan po ndikon në zgjedhjet parlamentare

Diplomati grek: Shqipëria e Ramës është një
Kryeministri Edi Rama

Diplomati grek Pantelis Karkambasis ka bërë një artikull, ku flet për marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Turqinë. Duke folur për zgjedhjet, ai thotë se një prej kontribuesve që Rama të fitojë është edhe Turqia.

Diplomati thotë se Erdogan ka financuar shumë prej projekteve të Ramës në këmbim të "skllavërisë" së këtij të fundit.

"Rama e ka kthyer "në mënyrë të padukshme" Shqipërinë në një degë perëndimore të Turqisë, me praninë e flamurit turk duke u rritur dita-ditës në Tiranë dhe në qendrat e tjera urbane të vendit, ku shkollat ​, "institucionet arsimore", bankat dhe "OJQ-të" veprojnë si ambasada informale, konsullata dhe zyra të marrëdhënieve publike të regjimit të Ankarasë", shkruan Karkambasis, raportojnë mediat greke.

Gjithashtu shton se "maja e ajsbergut" është futja e mësimit turk në arsimin publik. Kjo dhe hapja e spitalit të Fierit edhe xhamive, sipas diplomatit, po shtojnë ndikimin e Turqisë në Shqipëri.

Të fundit