Flash News

E-TJERA

Diplomati Plator Nesturi: Në dy vjet ambasador në Spanjë, Gent Cakaj as më takoi, as më mori një herë në telefon

Diplomati Plator Nesturi: Në dy vjet ambasador në Spanjë, Gent
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Spanjë Platosr Nesturi

Genc Cakaj nuk shkëlqeu pavarësisht besimit që i dha kreu i qeverisë si ministër i Jashtëm në Detyrë.

Përgjatë dy viteve në këtë post, Cakaj u kritikua në shumë drejtime, jo vetëm për shkak të mungesës së përvojës. 

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Spanjë Platosr Nesturi e thellon këtë fakt, teksa gjatë emisionit “Dekalog” në RTSH 24 të gazetarit Roland Qafoku, thotë se gjatë qëndrimit të tij për rreth dy vjet në detyrë, nuk pati asnjë kontakt me ministrin.

As nuk më ka takuar, e as nuk më ka telefonuar qoftë edhe një herë të vetme, gjatë detyrës sime”, tha Nesturi.

Diplomati Plator Nesturi: Në dy vjet ambasador në Spanjë, Gent

Kjo deklaratë rëndon edhe më shumë jo për mënyrën e funksionimit të një ministri të Jashtëm por edhe për faktin se Spanja është një vend shumë i rëndësishëm, anëtar i BE-së dhe për më tepër që është një nga vendet që vazhdon të mos njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Cakaj u largua më 28 dhjetor të 2020-ës dhe në vend të tij është emëruar Olta Xhaçka, e cila mbante postin e Ministres së Mbrojtjes.

Të fundit