Flash News

E-TJERA

Dita nis me diell, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Dita nis me diell, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të mbizotërojnë ditën e sotme ne pjesën e parë të ditës.

Mesdita do të sjellë shtim të vranësirave, të cilat gjenerojnë reshje afatshkurtër në zonat jugore dhe qendrore, ndërsa në jug dhe juglindje do të jenë në formë rrebeshi.

Mbrëmja pritet të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit