Flash News

E-TJERA

Disa orë pas arrestimit, lirohet Fjolla Morina. Policia jep detajet

Disa orë pas arrestimit, lirohet Fjolla Morina. Policia jep detajet

Lirohet disa orë pas arrestimit këngëtarja Fjolla Morina nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Arrestimi i Fjollës ndodhi në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, kurse lajmin e ka konfirmuar për mediat lokale zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij Fjolla është liruar me procedurë të rregullt pas arrestimit.

“Personi i apostrofuar është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, tha Hoxha.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Morina kërkohet nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

 

Të fundit