Flash News

E-TJERA

Disa persona zbresin nga makinat dhe godasin 31-vjeçarin pas koke në Fier

Disa persona zbresin nga makinat dhe godasin 31-vjeçarin pas koke në

Një denoncim është raportuar në Komisariatin e Fierit ku një 31-vjeçar ka kallëzuar se disa persona kanë zbritur nga dy automjete dhe e kanë goditur në kokë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i riu pretendon se është qëlluar, por vetëm me duar.

Policia e Shtetit ka shoqëruar 2 të akuzuarit për të marrë edhe versionin e tyre lidhur me çfarë ka ndodhur me ngjarjet.

"Në datë 14.05.2023, në orën 14:00, në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi T. C., 31 vjeç, banues në Suk 1, i cili kallëzon se në fshatin Suk 1, nga dy automjete kanë zbritur disa persona dhe e kanë goditur me pëllëmbë në kokë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm. Shtetasit T. C. po i merret kallëzimi i plotë për këtë rast.

 Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, 2 autorë të dyshuar, shtetasit H. S., 42 vjeç dhe K. C., 49 vjeç, të dy banues në Roskovec, të cilëve po u merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Po punohet për shoqërimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast,"-njoftoi Policia.

Të fundit