Flash News

E-TJERA

Disa sekonda para vrasjes, zbardhet komunikimi i vetëm mes autorit dhe Ardian Nikulajt

Disa sekonda para vrasjes, zbardhet komunikimi i vetëm mes autorit dhe

Ardian Nikulaj u ekzekutua dje në lokalin e tij në zonën e Shëngjinit teksa qëndronte në tavolinë duke konusmuar kafe. Autori, siç duket edhe në imazhet e nxjerra në media, ishte i veshur me një jelek fosforeshent dhe mbante në kokë një skafander.

I vetmi komunikimin që Nikulaj ka pasur me autorin i cili është zbardhur, ka qenë vetëm një përshëndetje nga ana e vrasësit para se ky i fundit ta qëllonte për vdekje biznesmenin.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushaj ka raportuar se ky komunikim është bërë në momentin që autori ka hyrë në lokal dhe i ka drejtuar armën.

I vetmi komunikim mes autorit dhe viktimës, bëhet me dije se pasi autori ka hyrë në lokal i ka thirrur “si je Ardian”. Ky ka qenë komunikimi i vetëm dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij”, ka thënë gazetarja.

Ardian Nikulaj kandidonte në zgjedhjet vendore të 14 majit nën logon e PSD-së për anëtar në Këshillin Bashkiak të Lezhës. Nikulaj më herët kishte qenë edhe kandidat për deputet i Tom Doshit.

Nikulaj rezulton se në vitin 2003 kishte ndërruar mbiemrin e tij nga Marku në atë aktualin që mbante sot. Biznesmeni kishte një resort luksoz në zonën e Ranës së Hedhun.

Deri tani një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes për nëj konflikt që kishte pasur me fisin Lekstakaj. Megjithatë nuk ëshët përjashtuar as mundësi që vrasja të ketë sfond politik. Nikulaj ishet prozicionuar në krah të kandidatit të opozitës në atë zonë në zgjedhjet e 14 majit.

Nikulaj rezulton edhe si një person me precedent të hershëm penalë, në vitin 2003 për armëmbajtje pa leje dhe në vitin 2006 për kontrabandë.

Të fundit