Flash News

E-TJERA

Disa vende të Ballkanit Perëndimor përballen me ndërprerje të rrymës

Disa vende të Ballkanit Perëndimor përballen me ndërprerje

Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike më 21 qershor. Ende nuk dihet arsyeja e ndërprerjes së rrymës.

Sistemi për shpërndarjen e rrymës në Mal të Zi njoftoi përmes një postimi në Facebook se ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe se pothuajse i tërë vendi është pa rrymë.

Ndërkaq, drejtori i Elektropriverda në Republikën Sërpska, Luka Petroviq, i tha Radios Evropa e Lirë se arsyeja e ndërprerjes së rrymës në pothuajse tërë territorin e Bosnjës është për shkak të një “problemi në rrjetin e energjisë në Mal të Zi”.

Nga Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës (KESCO) kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike në Kosovë. Probleme me rrymë nuk është raportuar as në Serbi./ REL

Të fundit