Flash News

E-TJERA

"Disa vende të BE-së mendojnë se Shqipëria nuk është gati", Austria kundra ndarjes së vendit tonë nga MV

"Disa vende të BE-së mendojnë se Shqipëria nuk
Alexander Schallenberg

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg është shprehur kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.

"Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin e saj, ka zbatuar reforma të jashtëzakonshme dhe mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me sinjalet që po dërgojmë", tha ministri.

Ky qëndrimi erdhi pas deklaratës së Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili propozoi që të vazhdohet me bisedimet me Shqipërinë dhe të përjashtohet Maqedonia e Veriut, shkruan Euroactiv. Kjo e fundit raporton se qëndrimi i Varhelyit është kritikuar nga Austria.

Euroactiv shkruan se, "Sipas burimeve, disa vende të BE-së mendojnë se Shqipëria nuk është akoma gati hapjen për negociatat e pranimit dhe e shohin veton bullgare kundër Maqedonisë së Veriut si të dobishme  për procesin".

Bullgaria aktualisht po bllokon bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut në bazë të asaj që Sofja e sheh si politikë anti-Bullgare nga Shkupi dhe përpjekjeve për të vjedhur historinë Bullgare.

Deputetët austriakë i bënë thirrje Komisionit Evropian t'i bëjë presion Bullgarisë për të hequr veton e saj në hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut.

Të fundit