Flash News

E-TJERA

Disfatë e thellë në ‘Wembley’/ Kuqezinjtë pësojnë 5 gola, Strakosha 'i lodhur' çon në avantazh Anglinë

Disfatë e thellë në ‘Wembley’/ Kuqezinjtë

Sfida me Anglinë e ka gjetur Shqipërinë më në ‘krizë’ se kurrë më parë. Ende pa filluar mirë ndeshja, kombëtarja ka pësuar një disfatë në ‘Wembley’ ku Anglia ka rrëzuar portën e Strakoshës 4 herë.

Një skuadër pa busull ka qenë thuajse inekzistente në këtë pjesë të lojës, përveç një rasti të pastër të Uzunit, i cili i vetëm me portierin, nuk mundi të barazonte rezultatin, atëherë kur ndeshja ishte 1-0 për “3 luanët” pas golit të parë të shënuar nga Maguire.

Harry Kane realizoi dy gola, ndërsa njëri u shënua nga Henderson. Skuadra e Rejës humbi edhe dy lojtarë gjatë këtyre dy minutave, Kumbulla e Bare, të cilët u zëvendësuan nga Dermaku e Laçi për shkak dëmtimi.

Të fundit