Flash News

E-TJERA

Diskutohet sot projektbuxheti 2025, opozita rikthehet në Kuvend

Diskutohet sot projektbuxheti 2025, opozita rikthehet në Kuvend

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës ku në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”.

Kuvendi do të diskutojë edhe projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar, dhe atë “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.

Dy ditë më parë opozita paralajmëroi se do të jetë në Kuvend për të mbrojtur interesat e qytetarëve që lidhen me politikat financiare të qeverisë të parashikuara në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

“Të ikësh nga parlamenti do të thotë ndërprerje e mosbindjes civile dhe nga përballja me qeverinë”, deklaroi të martën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve demokratë.

Të fundit