Flash News

E-TJERA

Distria Krasniqi merr medaljen e artë në Grand Prix të Kroacisë

Distria Krasniqi merr medaljen e artë në Grand Prix të

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi shkëlqeu në Grand Prix-in e Kroacisë, duke konfirmuar fuqinë e Kosovës në xhudo dhe duke sjellë medaljen e artë në këtë kompeticion.

Krasniqi garoi në kategorinë deri në 52 kg dhe arriti të mposhtte një seri kundërshtaresh të forta. Ajo kaloi raundin e parë pa dyluftim, për t’u përballur më pas me brazilianen Amanda Lima në raundin e dytë, ku triumfoi me Ippon. Në çerekfinale, Krasniqi mundi francezen Pont Blandine, ndërsa në gjysmëfinale fitoi kundër italianes Gaia Stella gjithashtu me Ippon, duke siguruar vendin e saj në finale.

Në finalen e madhe, Distria Krasniqi përballi Reka Pupp dhe e mundi me Ippon, duke sjellë medaljen e artë të parë për Kosovën në këtë Grand Prix dhe duke konfirmuar talentin dhe përkushtimin e saj në sportin e xhudos.

Të fundit