Flash News

E-TJERA

Dita Botërore e Librit, Presidenti Begaj thirrje për të rikthyer vëmendjen te libri shqip

Dita Botërore e Librit, Presidenti Begaj thirrje për të rikthyer

23 Prilli është një datë simbolike për letërsinë botërore. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me përfitimet e leximit të librave.

Gjithashtu synon të nxjerrë në pah fuqinë e librave dhe aftësinë e tyre për t’u dhënë lexuesve njohuri dhe vlera.

Presidenti Begaj ka uruar në këtë ditë të veçantë, duke bërë edhe një thirrje për të mbështetur dhe për të motivuar shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur q ë trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë.

Në Ditën Botërore të Librit, të kthejmë vëmendjen te libri shqip!

Të mbështesim dhe të motivojmë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur që trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë!”, shkruan Begaj në Facebook.

Të fundit