Flash News

E-TJERA

Dita e 11-të e grevës, naftëtaret e Ballshit: Nuk tërhiqemi pavarësisht nga gjendja shëndetësore

Dita e 11-të e grevës, naftëtaret e Ballshit: Nuk tërhiqemi
Foto Ilustruese

Teksa ndodhen në ditën e 11-të të grevës së urisë, gratë naftëtare shprehen se pavarësisht gjendjes së tyre të përkeqësuar shëndetësore, nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga greva.

Nga mjediset e qendrës shëndetësore të uzinës së Ballshit, gratë greviste vijojnë me thirrjen ndaj kryeministrit, për ndrëmjetësim në zgjidhjen e çështjes së pagave të pamarra.

Kujtojmë se një natë më parë, njëra prej grevisteve u dërgua në spital për ndihmë mjekësore pasi gjendja e saj u përkeqësua, çfarë e detyroi të largohej edhe nga greva.

Ndërkohë, kryeministri Rama është shprehur i hapur për bisedime me naftëtarët, teksa u ka kërkuar atyre ë heqin dorë nga greva pasi sipas tij kjo nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemin e tyre.

 

Të fundit