Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Prej janarit, qeveria ka caktuar festë zyrtare datën 22 nëntor në nder të vendimit që u mor në Kongresin e Manastirit (1908) për ta shkruar gjuhën shqipen në shkronja latine.
Por çfarë thonë shifrat në raport me analfabetizmin dhe çfarë po bëhet në ruajtjen e gjuhës?
Festa e parë e kësaj dite të shënuar e gjen vendin me një nivel të konsiderueshëm njerëzish që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.
Sot, pas 116 vitesh nga Kongresi i Manastirit, të dhënat e censit të fundit flasin për rreth 48 mijë analfabetë, ku rreth gjysma e tyre janë të moshës mbi 70 vjeç.
Shkrimi dhe leximi janë aftësi që mësohen në ciklin fillor të edukimit (6-10 vjeç), teksa zyrtarisht cikli i plotë 9-vjeçar (6-15 vjeç) është i detyrueshëm në Shqipëri pikërisht për të luftuar këtë paaftësi në popullatë.
Në vitin 2022 ish-Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bashkë me urimin për “Ditën Ndërkombëtare të Arsimit” përcolli vizionin e qeverisë për ta kthyer të detyrueshëm edhe ciklin e mesëm (15-18 vjeç), si “investimi më i mirë për të ardhmen dhe zhvillimin e Shqipërisë”. Por deri më sot ky vizion ka dështuar të materializohet.
Por përveç censit, edhe testi i PISA-s tregoi një nivel të ulët përgatitjeje sa i përket arsimit.
Të dhënat e mbledhura nga testimi i zhvilluar në vitin 2022, tregoi se 15-vjeçarët shqiptarë renditen të fundit në botë sa i përket aftësisë për të menduar në mënyrë krijuese.
Përmes këtij testi u vlerësua kapaciteti i nxënësve në mendim dhe prodhim idesh origjinale në 64 vende të botës.
“Sistemi me performancën më të ulët (Shqipëria) ka një rezultat mesatar të studentëve prej 13 pikësh në shkallën e të menduarit krijues, rreth 28 pikë më pak se mesatarja e studentit në Singapor (sistemi me performancën më të lartë),” saktëson raporti.
Dita e Alfabetit me një fjalor të ri të Gjuhës Shqipe
Me rastin e Ditës së Alfabetit, u mbajt në Tiranë Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe ku temë kryesore ishin “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin e XXI”.
Me pjesëmarrës akademikë gjuhëtarë, pedagogë e mësues të gjuhës shqipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ky Kuvend dyditor kulmoi me prezantimin e draftit të Fjalorit të Gjuhës shqipe, i cili hidhet për konsultim pas një pune gati 4-vjeçare të një grupi gjuhëtarësh dhe leksikografësh të drejtuar nga Akademia e Shkencave.
Fjalori përmbledh rreth 100 mijë fjalë, më shumë se dyfishi i botimit të fundit të vitit 1980.
“Lënda leksikografike përfshin: 103.000 fjalë si fjalë-titull. Kjo, përbëhet nga punonjësit akademikë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Universitetit të Prishtinës, të Tiranës e universitetet e tjera publike në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut si dhe të Universitetit të Palermos e të Kozencës”, u shpreh kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.
Gjatë ditës së parë të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se gjuha shqipe ka nevojë të mbrohet nga ata që ai i konsideroi si “barbarët e rrjeteve sociale”.
“Jemi nën agresionin e barbarisë dhe gjithfarë lloj injorantësh që gjejnë hapësirë falë botës së re të rrjeteve sociale, por e kemi detyrim, të jemi në mbrojtje dhe të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e moskthimit”- u shpreh Rama në lidhje me fjalorin.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi se ky fjalor është një inventar i kulturës shprehimore dhe njëkohësisht dëshmi e rrugëtimit të gjuhës shqipe në kohë dhe hapësirë.
“Me mbi 120 mijë fjalë, ky fjalor përfaqëson një arkiv të gjallë të trashëgimisë sonë gjuhësore dhe një mjet të fuqishëm për studiuesit, nxënësit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe”,-u shpreh Manastirliu.
Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët e shekullit të XX, duke i paraprirë shpalljes së pavarësisë në vitin 1912.
Në Kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata nga të gjitha trojet. Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.
/Citizens
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38