Flash News

E-TJERA

Dita e dytë e homazheve për Kryepeshkopin Anastas

Dita e dytë e homazheve për Kryepeshkopin Anastas

Sot zhvillohet dita e dytë e homazheve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së shtunës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha mitropolitë e vendit, ambasadat e huaja në Shqipëri, delegacione nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, si dhe liderë të kishave ortodokse në botë, mes tyre Patriarku i Izraelit, Aleksandrisë dhe Qipros.

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërriti në Shqipëri ditën e djeshme nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës rreth orës 15:50, ku u zhvillua një ceremoni nderimi. Më pas, ai u përcoll drejt Gjirokastrës, ku u mbajtën homazhe në Kishën Ortodokse me pjesëmarrjen e dhjetëra besimtarëve.

Ceremonia mortore dhe përcjellja e Kryepeshkopit Anastas për në banesën e fundit do të zhvillohet të enjten, më 30 janar, në orën 11:00. Sipas amanetit të tij, ai do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

Pritet pjesëmarrja e figurave më të larta të klerit nga mbarë bota, si dhe një delegacion i Vatikanit. Gjithashtu, në ceremoninë mortore do të marrë pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga pesë ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Të fundit