Flash News

E-TJERA

Dita e gjashtë e protestës, aktivisti Qiraxhi: Nuk shkulemi pa parë çmimet të bien

Dita e gjashtë e protestës, aktivisti Qiraxhi: Nuk shkulemi pa

Aktivisti Mirgen Qiraxhi deklaroi në nisje të protestës se rezistenca do të zgjasë derisa të shihet ulja e çmimeve.

Ai tha se kjo protestë është maratonë.

Paketa e rezistencës së këtij kryeministrit është si ato rezistencat që digjen sa vihen në prizë. Qytete me radhë janë të gjitha në protestë, kryeministrin e latë pa pushime e kuptoni çfarë keni bërë apo jo. Çdo ditë pasuronte të vetët, sot e shikoni të komunikojë çdo ditë me qytetarët.

Kjo protestë është maratonë, kjo protestë është qëndresë, ne nuk shkulemi pa parë çmimet të bien. Në Kosovë shqiptarët tanë atje e blejnë naftën 170 lekë, në Maqedoni 175 lekë, në Malin e Zi e blejnë 1780 lekë, vetëm shqiptarët brenda Shqipërisë e blejnë 217 lekë’, tha Qiraxhi.

Të fundit