Flash News

E-TJERA

Dita e pestë e protestës, banorët e Baks-Rrjoll kundër resortit luksoz

Dita e pestë e protestës, banorët e Baks-Rrjoll kundër

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë protestuar sërish këtë të premte kundër ndërtimit të një resorti luksoz në zonë. Ata kanë bllokuar punimet në kantierin ku është planifikuar projekti turistik, duke ndërhyrë drejtpërdrejt dhe duke nxjerrë punonjësit nga mjetet e rënda.

Situata ka sjellë edhe përplasje me forcat e policisë, ndërsa pas ndërhyrjes së banorëve punimet janë ndërprerë dhe fadromat janë ndalur. Protestuesit janë shprehur të vendosur për të vazhduar bllokimin e punimeve çdo ditë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke u bërë thirrje edhe banorëve të tjerë të zonës që t’u bashkohen.

Kjo shënon ditën e pestë radhazi të protestave në Baks-Rrjoll. Një ditë më parë, banorët kanë zhvilluar një protestë pranë SPAK-ut, ku kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për çështjen në fjalë. Ndërkohë, ata kanë paralajmëruar se të hënën, në orën 09:00, do të protestojnë sërish pranë Prokurorisë së Shkodrës.

Të fundit