Flash News

E-TJERA

Dita e Rinisë, 32 vjet nga lëvizja që ndryshoi historinë

Dita e Rinisë, 32 vjet nga lëvizja që ndryshoi historinë

Sot shënohen 32 vjet nga protestat studentore që përmbysën regjimin komunist. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

8 Dhjetori është quajtur si “Dita Kombëtare e Rinisë”, në nder të studentëve që u bënë iniciatorë të rënies së komunizmit dhe lindjes së demokracisë. Azem Hajdari, asokohe student ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit.

Studentët e pedagogët, banorë të qytetit “Studenti” zhvilluan protesta paqësore që sollën rrëzimin e komunizmin.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore, pluralizmin politik dhe integrimin në Europë.

Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët ja pohuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë.

Protestat vazhduan deri më datën 11 dhjetor, kur në takimin me Ramzi Alinë sutdentët konfirmuan. Më pas nisën edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Në vitin 2009, Kuvendi i Shqipërisë vendosi ta shpallë festë kombëtare datën 8 dhjetor.

 

Të fundit