Flash News

E-TJERA

Shënjtërimi i Nënë Terezës/ ‘Shteti’ shqiptar e kujton në Facebook, drejtuesit e Kosovës zhvillojnë ceremoni përkujtimore

Shënjtërimi i Nënë Terezës/ ‘Shteti’

Sot shënohen gjatë vite nga shënjtërimi i Nënë Terezës, humanistes së madhe shqiptare. Në vendin tonë 5 shtatori është një ditë pushimi zyrtar. Ajo që u vu re, ishte se, drejtuesit e shtetit shqiptar u mjaftuan duke e kujtuar këtë ditë të rëndësishme përmes postimeve në rrjetet sociale.

Shënjtërimi i Nënë Terezës/ ‘Shteti’

Shënjtërimi i Nënë Terezës/ ‘Shteti’

Deri më tani, qeveria, apo presidenca nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet në përkujtim të saj. Ndryshe ka ndodhur në Kosovë. Krerët e shtetëore e kujtuan humanisten, duke vizituar shtatoren e saj në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Shënjtërimi i Nënë Terezës/ ‘Shteti’

Ishte presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca që nderuan jetën dhe veprën e saj. Osmani tha se Nëna Terezë ishte nëna e madhe e gjithë botes dhe jo vetëm e popullit shqiptar.

“Sot jemi këtu për ta përkujtuar Shën Terezën, nënen e madhe e cila dha një shembull për të gjihë botën dhe jo vetëm për popullin shqiptar. Sot e kujtojmë me krenari gjithë veprën dhe misionin e saj që iu tregoj gjeneratave të reja që dashuria dhe respekti duhet të jenë udhërrëfyes në jetën tonë të përditshme”, tha ajo.

Në anën tjetër kryeministri Kurti, deklaroi se ajo i dha shumë botës dhe nuk mori asgjë për veten e saj dhe kjo duhet të mirret si shembull nga të gjithë.

“Jeta e Nënës Terezë është vepër për të gjithë njerëzimin, nga një bijë e popullit tonë ajo u bë nëna e gjithë botës. Ne e afirmojmë sot atë për tu marr shembull se si duhet të veprohet për të mirën e përgjithshme. Ajo i dha shumë botës dhe nuk mori asgjë”, deklaroi Kurti.

Të fundit