Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Politika mesazhe në Ditën Ndërkombëtare e Emigrantëve: Shqiptarët i dhanë Shqipërisë gjithçka kishin! Sot iu kërkojmë të falur
18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare e Emigrantëve. Më 4 dhjetor të vitit 2000, Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve për një jetë më të mirë, duke përcaktuar 18 dhjetorin si ditën e tyre.
Që me eksodin e viteve ’90 Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet më të prekura nga ky fenomen, që pas rrëzimit të regjimit komunist. Komponenti kryesor është emigracioni dhe lindshmëria që ka rënë me 65 % që prej vitit 1990. Për shkak të emigracionit, vendit tonë sot i mungojnë rreth 1 milion e 112 mijë banorë, ose afro 38.8% e popullsisë aktuale.
Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.
Emigracioni ka pësuar një rritje të pashmangshme, dhe kjo rritje sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe fakti që gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë për vende pune në ekonomitë në zhvillim.
Politika mesazhe me rastin e 18 dhjetorit, Dita Ndërkombëtare të Emigrantëve
Në ditën e emigrantëve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për shpopullimin e vendit, duke e cilësuar largimin e të rinjve si “fatkeqësi kombëtare”. Meta bën thirrje për reflektim, duke shtuar se shqiptarët duhet të bashkohen.
"Shembja e diktaturës së egër në fillim të viteve 90-të provokoi një eksod masiv. Tre dekada pas atyre ngjarjeve tronditëse, ritmet e shpopullimit të Shqipërisë janë sërish dramatike sepse të gjitha standardet e qeverisjes në vend janë përkeqësuar. Të dhënat zyrtare të Zyrës Evropiane për Emigracionin bëjnë me dije se 64% të emigrantëve ilegalë në Evropë, nga rajoni, janë nga Shqipëria.
Shumica e tyre janë të rinj, që sistemi aktual nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi. Vetëm në muajt e fundit, edhe për shkak të COVID-19, mbi 50 mijë qytetarë humbën vendet e punës dhe në mungesë të një shpresë edhe ata janë gati të largohen.
Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, risjell në vëmendje domosdoshmërinë për të reflektuar me shpejtësi, përgjegjshmëri dhe maturi për të ndalur këtë fatkeqësi kombëtare, që nuk duhet të vazhdojë as edhe një ditë më shumë.
Në emër të një kombi, që rrezikohet në ekzistencën e vet dhe që duhet të jetojë në trojet e veta ku flitet shqip, ku zemra rreh kuqezi dhe ku ka diell për të gjithë, është koha të bashkohemi të gjithë, brenda dhe jashtë Atdheut, për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË.
Të bashkohemi për familjet, që aq shumë e vuajnë ndarjen dhe vetminë! Të bashkohemi për rininë, që zëri i saj të dëgjohet në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe në çdo institucion vendimmarrës! Të bashkohemi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për mirëqenie, për cilësinë më të mirë të jetesës, për vende të reja pune, për rroga më të mira, për arsim e shëndetësinë e merituar, për të luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit, për drejtësi jo selektive, për rend e siguri dhe integrim europian. Është koha për restart! Të bashkohemi për Shqipërinë", shkruan Meta.
Ndërkaq, kryeministri Rama përmes një video-mesazhi thekson se shqiptarët jashtë vendit i kanë dhënë gjithçka Shqipërisë dhe kanë ngritur lart emrin e këtij vendit.
"Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës, pa harruar kurrsesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion, e ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri", shkruan Rama.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vlerësuar rolin e diasporës shqiptare nëpër botë, duke shprehur krenari se më në fund Kuvendi i Shqipërisë i dha mundësinë e votës së emigrantëve nga vendet ku jetojnë.
“Dita ndërkombëtare e emigrantëve është një moment reflektimi për historinë dhe aktualitetin e emigracionit shqiptar, për diasporën e hershme dhe të re të Shqipërisë. Diaspora e hershme ishte një promotore e zgjimit, rilindjes dhe forcimit të vetëdijes kombëtare e pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët u janë përjetë mirënjohës punëtorëve të mendjes, të penës dhe luftëtarëve e patriotëve të diasporës që e prezantuan dhe mbrojtën pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë në kancelaritë perëndimore.
Diaspora e re është një faktor i fuqishëm i mbështetjes së zhvillimit ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të vendit. Emigrantët shqiptarë janë sot qytetarë evropianë dhe perëndimorë; një urë e rëndësishme e bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet ku ata jetojnë; një faktor emancipimi dhe kulture; kontribuues dhe sponsor në sistemin e mirëqenies në vendet ku jetojnë dhe për familjet dhe atdheun e tyre. Unë jam krenar që Kuvendi i Shqipërisë gjatë kësaj legjislature hapi rrugën për mundësinë e votës së emigrantëve nga vendet ku jetojnë.”, shkruan Ruçi.
Një mesazh të fortë në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve e ka dhënë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Duke e cilësuar këtë si një ditë e dhimbshme për kombin tonë, Topalli iu kërkoi falje të gjithë emigrantëve që nuk iu dha mundësia të ndërtojnë një jetë në vendin e tyre.
Po ashtu, ish-kryeparlamentarja i ka falënderuar për ndihmën e dhënë në ekonominë e Shqipërisë.
“Sot eshte dita e emigranteve. Eshte dita e historise se dhimbshme te kombit tone, eshte historia e cdo familje shqiptare, eshte historia e mijera te rinjve , e qindra mijra burrave e grave!
Eshte edhe koha per te kerkuar falje ndaj tyre qe nuk i dhame mundesi me ndertu jeten e tyre ketu.
Eshte dita per t’i thene faleminderit qe nuk rreshtet duke ndihmuar ekonomine shqiptare.
Eshte edhe momenti per t’i bere thirrje per te mbeshtetur edhe nje here vendin e tyre per te rikthyer shpresen e per te bere ndryshimin.
Historia e tyre eshte historia e guximit e sakrifices duke rrezikuar deri jeten per te ndertu endrren ne nje vend tjeter.Per dekada,ata me nje bujari unike kane mbajtur gjalle me remitanza familjet e veta dhe ekonomine shqiptare.
Kane nderuar vendin e kombin e tyre duke u integruar ne shoqerite perendimore.Nuk ia kthyen shpinen kurre atdheut edhe pse ai nuk i dha mundesi per te ndertu jeten dhe te ardhmen ne vendin e tyre.
Nuk iu degjua kurre fjala, as nuk iu mundesu kurre vota per te kerkuar llogari atyre qe shperdoruan miliarda euro kontribute nder vite.Me perultesi e nderim iu bej thirrje te vazhdojne te kontribojne per vendin e tyre duke perzgjedh sa me shume shqiptare te mire, te ndershem, te shkolluar e edukuar dhe per te sjelle ndryshimin.
Ne ua kemi borxh qe ata te votojne perfaqesuesit e popullit ne Kuvend. Ata duhet te jene vete te zgjedhurit e popullit. Ata jane njerez te lire.Ata sjellin ndryshimin dhe largojne eliten e korruptuar dhe totalitare qe sundon me pazare kunder vullnetit te shqiptareve.Ata nuk jane thjesht 40% e popullsise por pjesa ma vitale e historia e suksesit dhe dhimbjes se popullit tone.Ata jane pasqyra ku duhet te shihen ata qe kane patur mundesi e detyre te bejne dicka per vendin, por qe ne fakt kane vrare shpresen!
Une sot kerkoj te falur ... Nderim per bashkeqytetaret tane kudo ku jetojne larg atdheut te tyre”, shkruan Topalli.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38