Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve/ Presidenti Begaj mesazh për bluzat e bardha
Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar bluzat e bardha në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjekut.
Në një reagim në ‘Facebook’ Begaj vlerësoi kontributin e mjekëve në shërbim të qytetarëve, duke sjellë në vëmendje dhe pandeminë e COVID-19.
Gjatë shkrimit të tij Begaj shkruan se vetëmohimi i tyre duhet të jetë një arsyeje më shumë për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve.
Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve.
Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre.
Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar!”, shkruan Begaj.