Flash News

E-TJERA

Dita nis me diell, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Dita nis me diell, si do të ndryshojë moti orët në vijim
Foto ilustruese

Deri në mesditë vendi do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Por pasditja dhe mbrëmja pritet të sjellin kalime vranësirash të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta e të izoluara në vend kryesisht në gjysmën lindore të vendit.

Ndërkohë nata do të diktojë kthjellime dhe ndërprerje të reshjeve. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten pothuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga -4°C mëngjesi në verlindje deri 13°C mesdita në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Të fundit